LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves mbetet në burg, i mohohet sërish lirimi me garanci

Dani Alves mbetet në burg, i mohohet sërish lirimi me garanci
(Foto: Getty Images)

Futbollistit brazilian, Dani Alves, i është mohuar edhe njëherë lirimi me garanci, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për keqtrajtimin seksual të supozuar.

40-vjeçari u arrestua në janar të këtij viti pas akuzave për sulm seksual ndaj një femre në një klub nate në Barcelonë, ngjarje që pretendohej të ketë ndodhur më 20 dhjetor 2022. Ai u arrestua pa të drejtë lirimi me garanci dhe kjo bëri që klubi meksikan, Pumas UNAM, t’ia ndërpriste kontratën.


Gjykata e Barcelonës i ka hedhur poshtë kërkesat e përsëritura që Alves të lirohet me garanci gjatë kohës që hetimet vazhdojnë. Një refuzim i tillë ndodhi në shkurt, ndërsa më i fundit erdhi muajin e kaluar.

Jeta e Dani Alves po rrënohet: Gruaja e tij u dëbua nga shtëpia derisa ai po qëndron në burg, ndërsa më e keqja akoma nuk ka ardhur
Lexo po ashtu Jeta e Dani Alves po rrënohet: Gruaja e tij u dëbua nga shtëpia derisa ai po qëndron në burg, ndërsa më e keqja akoma nuk ka ardhur

Sërish të hënën është vendosur që Dani të qëndrojë në burg, pas rishikimit të pamjeve të paraqitura nga pala mbrojtëse që tregonte flirtin e dyshuar nga akuzuesja. Megjithatë, kjo provë u hodh poshtë, pasi gjykata vendosi se flirtimi nuk duhet “në asnjë mënyrë ta justifikojë një sulm eventual seksual”.

Alves mbetet në paraburgim dhe është konsideruar si rrezik që mund të largohet, pavarësisht se mbrojtja ishte e gatshme të heqë dorë nga pasaportat e tij dhe të binte dakord për një pajisje gjurmuese.

Pretendimet se ai dhe familja e tij kishin plane për të jetuar në Barcelonë u hodhën poshtë nga gjykata, pasi u zbulua se fëmijët e tij ishin regjistruar si rezidentë vetëm disa javë më parë.

“E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po” - Alves del me dëshmi të re
Lexo po ashtu “E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po” - Alves del me dëshmi të re

Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit e Paris Saint-Germainit vazhdon t’i mohojë akuzat duke pretenduar se seksi me femrën që e akuzon për përdhunim ka qenë me pëlqim të dyanshëm. Ndërkaq, ende nuk është caktuar data e gjykimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori