Armend Dallku është deklaruar pas barazimit 2-2 të Dukagjinit në udhëtim te Ballkani në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina u gjend dy herë në disavantazh, mirëpo ia doli t’i barazonte shifrat.

Trajneri i Dukagjinit ka thënë pas ndeshjes se ai është i lumtur me angazhimin e lojtarëve, derisa kishte dyshime te kartoni i kuq.

Nuk ka fitues në Therandë: Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët Nuk ka fitues në Therandë: Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët

“Nuk ishte ky maksimumi ynë, pasi po ashtu mbetëm edhe me një lojtar më pak në fushë. Në përshtypjen e parë mendoj që lojtari e shkeli topin si fillim tek rasti i kartonit të kuq”, ka thënë Dallku për Art Sport.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan deri në fund”.

“Është një pikë e rëndësishme pasi ishte ndeshja e parë në Superligë këtë edicion. Në çdo ndeshje do të luajmë për fitore sepse nuk jemi turistë në Superligë”, përfundoi ai. /Telegrafi/