LAJMI I FUNDIT:

Dalin rezultatet e autopsisë, 39-vjeçarja nga Istogu nuk ka vdekur nga coronavirusi

Dalin rezultatet e autopsisë, 39-vjeçarja nga Istogu nuk ka vdekur nga coronavirusi

Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë një muaj më parë si pasojë e sepsës.

Kështu tregon rezultati i nxjerr i autopsisë, në të cilën theksohet se deri të vdekja e së ndjerës ka ardhur “si rrjedhojë e peritonitit fibrinoz-purulent si pasojë e performimit të ulcerës duodenale, e shoqëruar me rënie sistematike të organeve, siç janë insufienca renale dhe infisuenca respiratore”, thuhet në raport.


Rezultati i autopsisë është nxjerr tre ditë më parë, ndërsa autopsia është kryer saktësisht më 20 prill.

Familja dyshon se nuk vdiq nga coronavirusi, zhvarroset trupi i 39-vjeçares nga Istogu dhe dërgohet për obduksion
Lexo po ashtu Familja dyshon se nuk vdiq nga coronavirusi, zhvarroset trupi i 39-vjeçares nga Istogu dhe dërgohet për obduksion

Për 39-vjeçaren nga Istogu ishte thënë se kishte vdekur si pasojë e coronavirusit, mirëpo familjarët e viktimës kishin dyshime se ajo ishte prekur nga virusi. Ata kishin zhvarrosur trupin e saj dhe e kishin dërguar për obduksion para disa javësh.