LAJMI I FUNDIT:

Daku prezantohet te Osijeku: Hap i madh për mua

Daku prezantohet te Osijeku: Hap i madh për mua

Mirlind Daku edhe zyrtarisht është larguar nga kampionati kosovar.

Super talenti nga Gjilani ishte golashënuesi më i mirë në Kosovë ku shënoi 17 gola me fanellën e Llapit.

Ai tani është prezantuar tek skuadra e njohur kroate Osijek, dhe këtë lëvizje e mundësoi menaxheri i njohur Shkumbin Qorrmemeti.

Pas prezantimit te Osijeku, Daku ka shkruar një status ku ka falënderuar të gjithë.

“Erdhi momenti i shumë pritur për mua. Po e bëjë një lëvizje të madhe në karrierën time. Së pari dua të falënderoj familjen time që më kanë mbështetur në çdo moment si në të keq ashtu edhe në të mirë”.

“Po ashtu dua të falënderoj Agim Maliqi që ma dha mundësinë së pari herë në elitën e futbollit kosovar, pastaj dua të falënderoj një ashtu edhe Tahir Batatina, Sunaj Keqin, Jeton Mehmeti dhe Nexhat Dumnica për besimin dhe sinqeritetin e treguar ndaj meje”.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi që i kam pasur si te Hajvalia ashtu dhe së fundmi te Llapi, që më përkrahën në çdo moment dhe më ndihmuan që të ngritëm si futbollist”.

“Faleminderit po ashtu edhe menaxhereve Shkumbin Qorrmemeti, Afrim Ajeti dhe Haris Fakic për mundësinë e dhënë që të jem pjesë e njërës nga ekipet më të mira të Kroacisë, NK Osijek. Shpresoj që do te ju bëjë krenarë gjithëve”, shkroi ndër tjera Daku.

Detajet e këtij transferimi nuk janë publikuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori