LAJMI I FUNDIT:

“Daku është Mbappe, Hyseni është Ronaldo”, Tahir Batatina lavdëron dy sulmuesit

“Daku është Mbappe, Hyseni është Ronaldo”, Tahir Batatina lavdëron dy sulmuesit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka lavdëruar ish-sulmuesin e tij, Mirlind Daku dhe sulmuesin aktual të ekipit të tij, Muhamet Hyseni, pas ndeshjeve miqësore të Kosovës dhe Shqipërisë ditën e djeshme (e premte).

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Armenia, me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi anësor, Milot Rashica.


Në anën tjetër, Shqipëria u mposht me rezultat 3-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Kilit në Itali.

Pasi si te Kosova, ashtu edhe te Shqipëria, sulmuesit e qendrës nuk arritën të gjejnë golin, ka reaguar trajneri Tahir Batatina.

Batatina i ka krahasuar sulmuesit Daku dhe Hyseni me Mbappen dhe Ronaldon, duke aluduar se janë më të mirë se sulmuesit e ftuar për ndeshjen e fundit nga Dardanët dhe Kuqezinjtë.

“Për disa lojtar të Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku është Mbappe, kurse për disa të Kosovës, Muhamet Hyseni është Ronaldo”.

“Forca djelmosha, së shpejti vjen koha juaj dhe ju do jeni ata që do e bëni krenar sërish popullin shqiptar”, ka shkruar Batatina në profilin e tij.

Ndryshe, si Daku, ashtu edhe Hyseni kanë mbetur jashtë listës në këto miqësore të marsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori