LAJMI I FUNDIT:

Daka në SHBA flet për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë

Daka në SHBA flet për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë

Me ftesë të Asociacionit Ndërkombëtar të Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhor dhe Financierëve (IACREOT) kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka mori pjesë në konferencën vjetore të organizuar në Memfis, Tenessee SHBA.

Në këtë konferencë disa ditore morën pjesë zyrtarë të lartë në fushën e zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës, të cilët patën mundësinë për të ndarë përvojat e tyre në fushën e zgjedhjeve.


Me këtë rast, Daka prezantoi një historik të krijimit të shtetit të Kosovës si dhe organizimin e zgjedhjeve pas shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, Daka u ndalë në përvojën e krijuar dhe arritjet në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale (2013) dhe ato parlamentare (2014).

Në vazhdim të kësaj konference u prezantuan zhvillimet më të reja teknologjike në fushën e zgjedhjeve, financave, etj.

Asociacioni Ndërkombëtar i Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhor dhe Financierëve (IACREOT) mbledh së bashku qindra zyrtarë zgjedhor nga shumë vende për zhvillim profesional dhe për të mësuar për teknikat dhe teknologjitë në fushën e zgjedhjeve. /Telegrafi/