LAJMI I FUNDIT:

DailyMail shkruan për nënën e Rita Orës: 56-vjeçarja Vera që rrëmben vëmendjen me paraqitjet e saj me bikini në plazh

DailyMail shkruan për nënën e Rita Orës: 56-vjeçarja Vera që rrëmben vëmendjen me paraqitjet e saj me bikini në plazh

Kohët e fundit ajo u kthye në vijën e parë të frontit të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) për të punuar në shëndetin psikiatrik mes krizës së coronavirusit.

Mamaja e këngëtares Rita Ora, Vera dukej e pabesueshme teksa shijonte pak kohë joproduktive nga puna e saj, ndërsa pushonte në një plazh.

Mjekja 56 vjeçare, shfaqi fizikun e saj rinor në një palë rroba banje të zeza, ndërsa shijonte rrezet e diellit, shkruan DailyMail.

Vera dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa shtrinte këmbët e saj të holla në rërë, ndërsa ishte ulur në një peshqir plazhi ngjyrë rozë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Besniku, janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi në Ulqin të Malit të Zi.

“Pak kohë relaksuese gjatë epokës së pandemisë”, shkroi Vera në një postim në Instagram.

“Qëndroni të sigurt (për shumë njerëz që ende kanë nevojë të izolohen), jini të qetë me veten tuaj dhe ndihmoni të tjerët që kanë nevojë për mbështetje!”, shkroi tutje ajo.

Nëna e tre fëmijëve gjithashtu publikoi në Instagram edhe një tjetër fotografi me rroba banje ngjyrë të verdhë, ndërsa shijonte një udhëtim në një jaht.

Në fillim të këtij muaji, vajza e Vera dhe Rita kujtuan 72 vjetorin e themelimit të NHS me Ritën që i bëri një dedikim të përzemërt nënës së saj, e cila ka punuar si mjeke në mes të pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori