LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri publikon videoklipin e këngës “Karma”

Dafina Zeqiri publikon videoklipin e këngës “Karma”

Dafina Zeqiri ka lansuar videoklipin më të ri për këngën “Karma”.

Projekti i cili është pjesë e albumit të ri të këngëtares u publikuar ditë më parë në platformën Spotify, ndërsa tani edhe në kanalin e YouTube.


“Karma” është kënga e tretë e Dafinës që u lansua paraprakisht, teksa albumi i shumëpritur “Dafinë Moj” do të jetë i gatshëm për publikun nga data 1 tetor.

Për tekstin e këngës “Karma” u kujdes vet Dafina, mix dhe master nga Dread Sylejmani, ndërsa klipi u realizua nga Kotorri.

Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Ndërkohë, në album do të jenë të përfshira shumë bashkëpunime me disa nga emrat më të njohur të estradës.

“Dafinë Moj” mund të porosit në GjirafaMall, ndërsa të gjitha të ardhura nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës. /Telegrafi/