eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, vitin që lamë pas ka qenë mjaft aktive me bashkëpunime e projekte të reja muzikore.

Ajo ka nisur punën prej muajsh për albumin e ri “Dafinë moj”, i cili duket se do të lansohet ditëve në vijim.


Derisa është në përgatitje të finalizimit, ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi tejet sensuale në InstaStory.

Screenshot 6 6 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet unike në setin e ri fotografik, ndërsa këtë herë zgjodhi një fustan të thjeshtë për të treguar linjat trupore.

Në albumin e ri, po ashtu janë paralajmëruar edhe disa projekte për tregun ndërkombëtar.

Një të tillë ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm nga Italia të quajtur, Sfera.

Screenshot 7 5 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Ndryshe, “Mos shko” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Dafina në bashkëpunim me Ylli Limanin. /Telegrafi/

Screenshot 8 4 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)