Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram listën e koncerteve që i kanë mbetur për sezonin veror, duke konfirmuar edhe një herë agjendën e ngjeshur që e pret gjatë javëve në vazhdim.

"“Disa koncerte kanë mbetur ende këtë verë… kush po vjen? Merrni biletat tuaja në RitaOra.com”, ka shkruar këngëtarja shqiptaro-britanike, duke publikuar datat e turneut të saj veror.", ka shkruar këngëtarja shqiptaro-britanike, duke publikuar datat e turneut të saj veror.


Meqenëse koncertet në Austri dhe Finlandë tashmë kanë përfunduar me sukses, ndalesa e radhës për Ritën do të jetë Maqedonia e Veriut.

Artistja me famë botërore do të ngjitet në skenë këtë të shtunë, më 1 gusht, në kuadër të Ohrid Summer Festival, ku do të mbajë një koncert të organizuar nga Pragma Music në stadiumin "Biljanini Izvori" në Ohër.

Edhe pse interesi për koncertin ka qenë i madh, adhuruesit e këngëtares ende kanë mundësinë të sigurojnë biletat dhe të bëhen pjesë e mbrëmjes muzikore, duke i blerë ato përmes këtij LINKU.

Rita Ora njihet për performancat e saj energjike, produksionin spektakolar dhe komunikimin e afërt me publikun, ndaj edhe këtë herë pritet të dhurojë një spektakël të vërtetë për fansat që do të mblidhen në Ohër.

Pas koncertit në Maqedoninë e Veriut, artistja do të vazhdojë turneun e saj veror me paraqitje në Poloni dhe Republikën Çeke, duke përmbyllur kështu një sezon të suksesshëm koncertesh nëpër Evropë. /Telegrafi/