LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri: Kam kaluar periudha shumë të vështira gjatë fëmijërisë dhe karrierës, depresioni ishte pjesë e jetës sime

Dafina Zeqiri: Kam kaluar periudha shumë të vështira gjatë fëmijërisë dhe karrierës, depresioni ishte pjesë e jetës sime

Pas një mungese të gjatë në tregun shqiptar, Dafina e ka rigjetur shpejt rrugën për t’u rikthyer tek fansat më besnikë të botës.

Dy projekte të suksesshme njëri pas tjetrit, “Told Ya” dhe “Fuego”, e kthyen Dafin në frymëzimin e ri të artistëve shqiptarë që po tentojnë tregun ndërkombëtar.

Edhe pse “shkëputet” prej këtej herë pas here, të gjithë e dinë mirë se mungesa e saj ndihet më shumë sesa prania e shumë kolegëve të tjerë që prodhojnë këngë çdo ditë.

A post shared by DAFiNA (@dafina.zeqiri) on Jul 18, 2018 at 1:54pm PDT

Por ky nuk ka qenë dhe nuk është kurrë qëllimi i Dafinës. Ajo e ka ndërtuar tashmë profilin e saj në muzikë, e ka vizatuar edhe portretin që askush nuk mundet ta krahasojë me askënd, ndaj nuk ka vend për dilema. Është atje ku është, sepse është ajo që është.

E shkuara nuk është një nga periudhat më të mira për Dafin, sepse ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ajo, por prej saj këngëtarja ka marrë edhe shumë leksione, nga ato që nuk harrohen kollaj e nga ato që të kthehen në mësime jete.

Depresioni që e ka shoqëruar si në adoleshencë, ashtu edhe në një periudhë të mirë të karrierës muzikore, më shumë se gjithçka tjetër, ka bërë që sot, Dafi të ketë një vetëkontroll të jashtëzakonshëm e ta shijojë me këmbë në tokë gjithçka i vjen nga suksesi.

💦 but still 🔥

A post shared by DAFiNA (@dafina.zeqiri) on Jul 7, 2018 at 3:07am PDT

“Kam kaluar periudha shumë të vështira gjatë fëmijërisë dhe karrierës (fillova nga mosha 16-17 vjeçe) dhe depresioni ka udhëtuar së bashku me mua. Ka qenë e vështirë me i kaluar këto faza dhe jam ndjerë e vetmuar. Është e rëndësishme që fansat ta kuptojnëse, sado e famshme që je ose bëhesh dhe pa marrë parasysh sado para që bën, kur nuk e je lumtur, ato nuk kanë vlerë. Kam shumë njerëz të mirë rreth meje, por kam pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar rastin të më keqpërdorin. Si në lidhje private, po ashtu edhe në shoqëri, nga atame të cilët kam pasur edhe bashkëpunime”, tha ajo.

“Nuk është e lehtë të kalosh një depresion dhe mendoj, sa herë të mundem, të ndaj më shumë kohë dhe të flas me fansat e mi si Dafina në jetën e përditshme.Indaj disa kalesa me ta dhe i dëgjoj se çfarë hallesh kanë. Është e rëndësishme që të jemi aty për njëri-tjetrin, pa marrë parasysh se në çfarë pozitash jemi, sepse koha dhe ditët po ngelin dhe sot jemi këtu, nesër…Ka njerëz që s’kanë asnjë njeri pranë vetes për t’i ndarë problemet e tyre ose për të marrë një këshillë”, shtoi ajo

“Kam dëshirë që fansat ta dinë që asnjëherë nuk janë vetëm. Pa marrë parasysh se çfarë janë duke kaluar. Gjej kohën, fol me veten. Shtyje veten dhe ec përpara me një këshillë. Lexo libra që të ndihmojnë dhe mendo pozitivisht, edhe në ditëte vështira. Një libër “The Secret” është ndër të preferuarit e mi. Ndaj buzëqeshje dhe respekt për këdo që shikon. Shkëlqe”, pohoi Dafi. /revistaclass/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori