LAJMI I FUNDIT:

Curry shpallet zyrtarisht MVP i NBA

Curry shpallet zyrtarisht MVP i NBA

Stephen Curry u shpall zyrtarisht si Lojtari më i mirë i vitit (MVP) në kampionatin e NBA.

Ajo që të bën përshtypje është se në favor të Curry u votua në mënyrë unanime nga 131 gazetarët sportivë, diçka që nuk është arritur as nga legjendat e kësaj lige si Magic Johnson, Michael Jordan apo dhe LeBron James.


Për Curry ky është viti i dytë radhazi që ai shpallet basketbollisti më i mirë i NBA, duke iu bashkuar emrave të tillë si Johnson, Jordan dhe Steve Nash. Curry la pas në këtë garë Leonard të San Antonio Spurs dhe LeBron James të Cleveland Cavaliers.

“Është diçka shumë e veçantë. Dua të festoj dhe të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar të arrij deri këtu. Në radhë të parë dua të falënderoj KIA-n dhe të gjithë gazetarët sportivë që më votuan për këtë çmim. Është një nder i madh dhe unë do ta kujtoj gjithmonë këtë ditë”, tha Curry.

I konsideruar si një nga basketbollistët më të mirë në historinë e NBA për gjuajtjet nga distanca, Curry regjistroi në këtë sezon 30.1 pikë për ndeshje, ndërkohë që ai vendosi rekordin me 402 gjuajtje të sakta për 3 pikë, duke ndihmuar Golden State të mbyllë sezonin e rregullt me bilancin 73 fitore e 9 humbje, për të thyer rekordin e Chicago Bulls të sezonit 1995/1996.

Në moshën 28-vjeçare ai ka një saktësi prej 50.4% në gjuajtjet nga loja dhe 90.8% në gjuajtjet e lira. Po kështu, ai shënoi një mesatare prej 6.7 asist dhe 5.4 topa në tabelë për ndeshje. Ai u bë basketbollisti i katërt në historinë e NBA që shënon një mesatare mbi 30 pikë, 6 asist dhe 5 topa në tabelë në një sezon.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori