LAJMI I FUNDIT:

Curry merr përgjegjësinë për disfatën nga Spurs

Curry merr përgjegjësinë për disfatën nga Spurs

Basketbollisti më i mirë i Golden State Warriors, një prej më të mirëve në botë, Stephen Curry, ka marrë përgjegjësinë mbi vete pas disfatës 87-79 nga San Antonio Spurs në AT&T Center.

Golden State regjistroi humbjen e shtatë këtë sezon në duelin epik me San Antonion Spurs, ekipe këto që janë favorite për të fituar titullin sivjet në NBA dhe që kanë seri monstruoze.

Curry, i cili është lider në NBA për garën për MVP me mesatare prej 30.5 pikë për ndeshje, regjistroi vetëm 14 pikë, e vetëm një treshe nga gjithsej 12 tentime, teksa hëngri dy bllokada nga Danny Green, hera e parë këtë sezon që i ndodhi një gjë të tillë, në një mbrojtje spektakolare të realizuar nga Spurs.


Dhe pas kësaj ndeshje ku u ndal plotësisht Curry, ishte vet lojtari që pranoi se është dashur të gjejë mënyra të tjera për të krijuar lojë dhe jo të gjuajë nga distanca.

“Ne luajtëm mirë në mbrojtje, por në sulm unë nuk kam lejuar që të jemi më komfort”.

“Unë duhet që të luaj më mirë, duhet që të menaxhoj ndeshjen më mirë, sidomos nëse disa gjuajtje që normalisht i realizoj lehtë nuk funksionojnë. Duhet të jesh në gjendje që të përshattesh dhe të gjesh mënyra të ndryshme për të pasur impakt në lojë”, u shpreh Curry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori