LAJMI I FUNDIT:

Curry i jashtëzakonshëm me 50 pikë, MVP në NBA All Star

Curry i jashtëzakonshëm me 50 pikë, MVP në NBA All Star

Është zhvilluar ndeshja më e madhe e vitit në basketbollin amerikan NBA All-Star.

Team LeBron ka fituar këtë sfidë spektakolare përballë Team Durant me tri pikë diferencë 163:160.


Fundori i Golden State Warriors Stephen Curry ka qenë më efikasi në këtë takim duke fituar edhe çmimin MVP.

Curry që ishte në një ekip me LeBron James ka dhuruar spektakël në NBA All-Star me shënimet për tri pikë.

33-vjeçari qëndroi në parket për 36 minuta ku shënoi 50 pikë, bëri pesë kërcime, dy asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada.

Super ylli amerikan ishte spektakolar duke realizuar plot 16 tre pikësha, ku shumica nga to ishin nga gjysma e fushës duke elektrizuar publikun e pranishëm në Cleveland.

Në fund Curry fitoi me plot meritë çmimin MVP të ndeshjes All-Star. /Telegrafi/