LAJMI I FUNDIT:

Curri i lumtur me fitoren e Prishtinës ndaj Malishevës

Curri i lumtur me fitoren e Prishtinës ndaj Malishevës

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur përballë Malishevës, fitore e cila i dërgon në krye të tabelës në kampionat.

Prishtina ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Albi Mall Superligës falë golave nga Leutrim Kryeziu, Drilon Islami dhe Hasan Hyseni.


Kjo fitore ka lënë shije të mirë te trajneri i vendasve, Curri, i cili ka vlerësuar ekipin pas atij barazimi befasues ndaj Gjilanit javën e kaluar.

 Prishtina mposht pa vështirësi Malishevën
Lexo po ashtu  Prishtina mposht pa vështirësi Malishevën

“E vetmja pjesë që nuk më pëlqeu në ndeshje ishte momenti kur pësuam golin. Nuk duhet ta mendojmë se në cilën minutë apo kohë jemi duke luajtur. Ajo pjesë ma zbehu fitoren paksa, megjithatë luajtëm mirë dhe arritëm t’i fitojmë pikët e plota pas atij barazimi dëshpërues ndaj Gjilanit”, ka thënë fillimisht Curri.

“Malisheva mendoj se ka një skuadër shumë të mirë. Por, ne i kemi kryer detyrat tona dhe arritëm ta fitojmë këtë ndeshje me meritë”.

“Ka qenë e vështirë t’i motivoj lojtarët pas barazimit ndaj Gjilanit, por jam i kënaqur me fitoren. Fitorja u arrit falë angazhimit të lojtarëve, të cilëve ua uroj këtë fitore”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Pas kësaj fitore, Prishtina bëhet liderë e kampionatit me shtatë pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim te Llapi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori