LAJMI I FUNDIT:

Cuneyt Cakir do gjykojë ndeshjen Barcelona-Napoli, asnjëra skuadër nuk ka histori të mirë me gjyqtarin turk

Cuneyt Cakir do gjykojë ndeshjen Barcelona-Napoli, asnjëra skuadër nuk ka histori të mirë me gjyqtarin turk

UEFA ka njoftuar se Cuneyt Cakir do të drejtojë ndeshjen Barcelona-Napoli në Camp Nou të shtunën dhe të dy klubet kanë histori të keqe me gjyqtarin turk.

Cakir ishte në bilbil kur Barcelona u eliminua nga një humbje 4-0 ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e vitit të kaluar dhe të shtunën ai është përsëri gjyqtar kryesor kur Blaugranët luajnë në shtëpi ndaj Napolit.


43-vjeçari ishte gjyqtar kur Napoli i Carlo Ancelottit mundi Genk 4-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, por Azzurrët kanë përvoja të përziera me turkun nga Stambolli.

Siguria e Camp Nout nga COVID-19: Autoritetet katalunase me njoftim rreth ndeshjes Barcelona – Napoli
Lexo po ashtu Siguria e Camp Nout nga COVID-19: Autoritetet katalunase me njoftim rreth ndeshjes Barcelona – Napoli

Napoli ka luftuar kundër kundërshtarëve spanjollë me Cakir si gjyqtar, pasi Real Madridi e mposhti 3-1 në vitin 2017 kur klubi italian drejtohej nga Maurizio Sarri.

Cakir gjithashtu gjykoi në eliminimin e Napolit në Ligës së Kampionëve nga Athletic Bilbao më 2014, ndërsa gjykoi në barazimin 2-2 kundër Wolfsburgut në Ligën e Evropës.

Setien pritet ta sulmojë Napolin me treshen Messi-Suarez-Griezmann
Lexo po ashtu Setien pritet ta sulmojë Napolin me treshen Messi-Suarez-Griezmann

Napoli ka fituar dy nga gjashtë ndeshjet e tyre me Cakir si gjyqtar, ndërsa Barcelona ka humbur vetëm një nga nëntë.

Bahattin Duran dhe Tarik Ongun do të ndihmojnë Cakir, ndërsa Hamit Umut Meler do jetë gjyqtar i katërt. Mete Kalkavan dhe Ali Palabiyik do të jenë në VAR. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori