LAJMI I FUNDIT:

“The Crown” shpërfill lutjet e Princit William që në serial të mos rikrijohet skenat e intervistës famëkeqe të nënës së tij

“The Crown” shpërfill lutjet e Princit William që në serial të mos rikrijohet skenat e intervistës famëkeqe të nënës së tij

“The Crown” ka injoruar lutjet e sinqerta të Princit William që të mos shfrytëzohet intervista famëkeqe e mamasë së tij dhënë për “Panorama”.

Seriali i Netflixit, që do të transmetohet javën e ardhshme, ka dy episode të ndërtuara mbi intervistën bombastike të Princeshës Diana, e cila u transmetua në BBC në vitin 1995 dhe pasojat e saj.


Në serial, shfaqet Princi William i ri duke parë intervistën dhe pyetet nga një mësues nëse është mirë, shkruan DailyMail.

Foto: The Sun

Babai i tij Charles shfaqet duke bërtitur ndërsa shikon, pastaj duke qarë.

Mendohej se gjigandi i transmetimit Netflix e kishte shkurtuar kohëzgjatjen e rekreacionit në fragmente të vogla që zgjasin vetëm disa sekonda.

Në fakt, producentët kanë marrë pjesët më nxitëse të intervistës një orëshe të Princeshës Diana të vitit 1995 dhe i kanë kondensuar ato në një segment që zgjat katër minuta e 23 sekonda.

Ato përfshijnë pjesët ku Diana i referohet “martesës së mbushur me njerëz” që ajo duroi ndërsa Princi Charles kishte paralelisht një lidhje tjetër me Camilla Parker Bowles.

Foto: The Sun

Ajo gjithashtu thotë se dëshiron të jetë “një mbretëreshë në zemrat e njerëzve”, por nuk mendon se do të jetë ndonjëherë mbretëreshë vetë.

Një hetim më vonë zbuloi se intervistuesi Martin Bashir përdori falsifikim dhe mashtrim për të marrë akses te Princesha Diana.

Por në një lëvizje që do të ndezë zemërim të gjerë, gjigandi i transmetimit Netflix ka ekzagjeruar gjuhën dhe ka krijuar pjesë të mëdha bisedash.

Ingrid Seward, kryeredaktore e Revistës “Majesty” dhe mike e Dianës, e cila vdiq në vitin 1997, tha: “William do të zemërohet. Ai e tha pjesën e tij kur tha se nuk duhet të transmetohej më kurrë”.

“Kjo është nëna e tij dhe kujtimi i saj që po e bëjnë këtë”.

Foto: The Sun

“Duhet të jetë shumë zhgënjyese pasi ai nuk mund të thotë më shumë sepse thjesht do t’i japë Netflixit më shumë publicitet”.

“Duhet ta kishin dëgjuar. Intervista nuk ka asnjë besueshmëri pas hetimit. Të gjithë e dinë se nuk ka legjitimitet tani”.

“Charles do të mendojë se mund të thonë çfarë të duan për të, por të lënë Harryn dhe Williamin jashtë saj”, tha Ingrid.

Ndryshimet dhe trillimet e shfaqjes ia vënë fajin për gjendjen e vështirë Dianës pikërisht në këmbët e princit të atëhershëm të Uellsit dhe e bëjnë Princeshën (rol i luajtur nga Elizabeth Debicki), të tingëllojë më simpatike.

Charles (rol i luajtur nga Dominic West), shihet duke bërtitur dhe sharë gjatë intervistës, pasi Princesha hedh dyshime mbi aftësinë e tij për të qenë mbret.

Skena përfundon me atë që shpërthen në lot ndërsa Camilla e shikon e pafuqishme pranë tij.

Dy episodet paraqesin skena me Princin William si një djalë i ri dhe përfshijnë momentin që ai sheh intervistën e nënës së tij në TV ndërsa ishte nxënës në Eton.

Ai shihet duke u pyetur nga mësuesi i tij nëse është mirë.

I mërzitur dukshëm ai thotë: “Jam mirë” dhe më pas largohet nga televizori para se të mbarojë intervista.

Dihet se i riu William, tani Princi i Uellsit, u poshtërua nga zbulimet për jetën private të prindërve të tij në publik.

Foto: The Sun

Një zëdhënës për media i Williamit nuk ka dashur të komentojë kur është pyetur nga tabloidet britanike.

Por kuptohet se Princi i bëri të qarta ndjenjat e tij në një deklaratë prillin e kaluar, duke akuzuar programin për nxitjen e paranojës së nënës së tij dhe përkeqësimin e martesës së prindërve të tij.

Ai kishte thënë: “Kam mendimin tim se mënyra mashtruese e marrjes së intervistës ndikoi ndjeshëm në atë që tha nëna ime. Intervista ishte një kontribut i madh për të përkeqësuar marrëdhënien e prindërve të mi dhe që atëherë ka lënduar shumë të tjerë”.

“Është pikëpamja ime e vendosur që ky program ‘Panorama’ nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më. Ai krijoi në mënyrë efektive një tregim të rremë i cili, për më shumë se një çerek shekulli, është komercializuar nga BBC dhe të tjerët”.

Netflix ndërkohë deklaroi: “Sezoni i pestë i ‘The Crown’ do të dramatizojë ngjarjet rreth intervistës në ‘Panorama’, duke pasur parasysh rolin kryesor që luajti gjatë periudhës kohore që mbulon seriali”.

“Do të pasqyrojë atë që ne tani dimë se si u mor intervista dhe si u trajtua Diana. Intervista nuk është rikrijuar e plotë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Aktorja e njohur amerikane thotë se iu deshtë të puthej me 10 burra gjatë një audicioni

Magazina
Kalo në kategori