Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0 ndaj Cagliarit me të dy golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Zonja e Vjetër e dominoi ndeshjen nga fillimi duke e kërkuar golin, ku kishte edhe disa raste.

Por për të ardhur tek goli i parë u desh të pritej minuta e 38-të kur portugezi pranoi një top  në zonë mashtroi dy mbrojtës dhe shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë personal.

Ronaldo përfitoi nga një devijim për ta quar topin në rrjetë për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. /Telegrafi/