LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo për një postim në Instagram fiton 874 mijë euro, 300 mijë më shumë se Messi

Cristiano Ronaldo për një postim në Instagram fiton 874 mijë euro, 300 mijë më shumë se Messi

Rrjeti social, Instagram, është kthyer në një nga platformat më me ndikim thuajse për të gjithë, në veçanti për futbollistët.

Futbollistët i përdorin mediat sociale për t’i mbajtur fansat aktiv me jetën e tyre të përditshme, për t’u mburrur me pushimet dhe për të promovuar sponsorët e tyre të ndryshëm.


Dhe ndryshe nga ne, njerëzit normalë – të cilët përpiqen me filtra vetëm për të bërë përshtypje miqtë tanë – sportistët tashmë fitojnë një pasuri absolute nga llogaritë e tyre të Instagramit.

Të njëjtit janë dominues kur bëhet fjalë për grumbullimin e mijërave nga Insta, e natyrisht se në krye me yllin Cristiano Ronaldo.

Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Juventusit përfiton afro 784 mijë funte (874 mijë euro) për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës.

Vendin e dytë e zë Neymar me 580 mijë funte (647 mijë euro) me mbi 120 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e tretë renditet Messi me 521 mijë funte (581 mijë euro) dhe me mbi 123 milionë ndjekës.

Ronaldo mbizotëron në këtë listë, megjithatë, vetëm dy njerëz në gjithë botën fitojnë më shumë se 34-vjeçari për postime në Instagram.

Ato janë Kylie Jenner me një milion e 120 mijë euro dhe Ariana Grande me 800 mijë funte ( apo 892 mijë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori