LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo lirohet nga akuzat për përdhunim në Las Vegas në vitin 2009

Cristiano Ronaldo lirohet nga akuzat për përdhunim në Las Vegas në vitin 2009

Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo është liruar nga akuzat për përdhunim të ngritura nga Kathryn Mayorga për ngjarjet e vitit 2009.

Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë gjithashtu padinë e dytë nga Kathryn Mayorga kundër Cristiano Ronaldos, pasi e para u rrëzua në vitin 2018.


Prandaj, Kathryn ngriti një padi private përmes avokatëve të saj dhe deklaroi se ajo i mbijetoi sulmit seksual të Ronaldos në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Megjithatë, një gjykatë në Nevada dhe gjyqtarja Jennifer Dorsey hodhën poshtë akuzat e Kathryn Mayorga.

Ronaldo i mohoi akuzat që në fillim dhe u pajtua me Mayorgan duke i paguar asaj shumën prej 375 mijë dollarësh.

Megjithatë, ajo më pas kërkoi një shumë miliona dollarëshe me pretendimet se kishte pësuar trauma emocionale dhe se ishte nën presion në fillim për të pranuar ofertën e Ronaldos.

Gjyqtarja Dorsey e hodhi poshtë padinë sepse, sipas raportit, ajo kishte marrë informacione dhe dokumente konfidenciale. Dorsey deklaroi se avokati Leslie Stovall ka abuzuar dhe ka anashkaluar në mënyrë flagrante procesin e procesit gjyqësor.

U vendos se Mayorga po humbiste mundësinë për të vazhduar këtë çështje, kështu që Ronaldo u lirua nga të gjitha akuzat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori