Cristiano Ronaldo po jep me qera rezidencën e tij prej pesë milionë funtesh (5.5 milionë euro) në Madrid – dhe ju mund të jetoni atje për një tarifë marramendëse.
Ish-ylli i Real Madridit, 38 vjeç, jetoi në shtëpinë masive për pjesën më të madhe të kohës në Bernabeu përpara se të largohej për në Juventus në 2018.
Pasi mbërriti nga Manchesteri në vitin 2009, ai nuk humbi kohë duke shpenzuar 4.8 milionë funte (5.3 milionë euro) për banesën në lagjen e shtrenjtë La Finca, projektuar nga arkitekti i njohur Joaquin Torres, shkruan The Sun.

Blloku me shtatë dhoma gjumi, me nëntë banjo, ka një pishinë të brendshme dhe të jashtme, në të cilën Ronaldo ushtrohej rregullisht.
Shtëpia përfshin gjithashtu një palestër moderne, të pajisur me rutine, një seksion peshash dhe zonë shtrirjeje, duke siguruar që ai të mund të mbajë formën në shtëpi.
Kishte gjithashtu mobilie gjigante me porosi, duke përfshirë krevate dhe divane, të bëra posaçërisht për asin portugez – megjithëse e dashura Georgina Rodriguez shiti shumë prej tyre në internet.

Jashtë, parcela gjigante ka një fushë futbolli pranë pishinës së jashtme dhe zonës së relaksimit me shezllone dielli dhe karrige.
Ronaldo madje i kishte dorezat e dyerve të montuara me inicialet e tij.
Tani një fans mund të jetojë atje dhe të gëzojë të gjitha lehtësitë e pabesueshme teksa futbollisti e nxjerr atë në treg për të rritur pagat e tij vjetore prej 200 milionë eurosh në Al-Nassr.

Sipas Semana, kushdo që shpreson të transferohet dhe të ketë Ronaldon si qiradhënës do të ketë nevojë për xhepa të mbushur, sepse pesë herë fituesi i Topit të Artë kërkon pagesë mujore të madhe prej 8,800 funte (9,845 euro) në muaj.
Fansave iu dha akses në prapaskenat e luksit gjatë serisë së parë të dokumentarit të Georgina Netflix.
Ish-punonjësja e dyqanit të “Gucci” zbuloi se ajo humbiste në shtëpinë masive kur filloi të vizitonte për herë të parë.

Duke folur në dokumentarin e saj të Netflix, “I Am Georgina” , ajo tha: “Herën e parë që erdha në shtëpinë e Cristianos, humbisja”.
“Do të doja të shkoja në kuzhinë për të marrë ujë dhe nuk e dija se ku të shkoja. Ndonjëherë më merrte gjysmë ore për të arritur në dhomën e ndenjjes, sepse nuk e dija rrugën e kthimit. Ishte kaq e madh”, tha Georgina.
“Që kur isha fëmijë, isha mësuar të jetoja në apartamente vërtet të vogla. Kam ardhur këtu, nuk e kisha idenë, nuk e dija. Mendoj se pas gjysmë viti këtu, kam qenë në gjendje të di se ku ishte gjithçka dhe ishte në rregull”, u shpreh Rodriguez.

Rezidenca e Madridit është një nga shumë pronat në mega portofolin e Ronaldos.
Ai ka dy shtëpi mahnitëse në Madeira, një shtëpi në Torino me pamje nga qyteti, një në Cheshire me vlerë 3 milion funte (3.3 milionë euro), një shtëpi pushimi në Marbella prej 1.4 milion funte (1.5 milionë euro) dhe aktualisht është duke ndërtuar një rezidencë tjetër në Quinta da Marinha në Rivierën Portugeze pak jashtë Lisbonës.
Sulmuesi portugez aktualisht po jeton me familjen e tij në shtëpinë e tyre të re në Riad në një kompleks ekskluziv me siguri të nivelit të lartë pasi u largua nga Kingdom Suite në hotelin Four Seasons. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Adrola Dushi pëson një incident: Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu

Edon Shileku heq dorë nga identiteti "Victoria Owns" me të cilin u shfaq në Big Brother VIP Kosova

Fero tregon se është nisur për në Arabinë Saudite

Vajza e Madonnas, Lourdes Leon merr vëmendje me paraqitjen e saj në Madrid

Shakira refuzoi të ndryshonte tekstin e këngës 'diss' për Piquen, pavarësisht se ekipi i saj i lutej ta bënte

Estrada shqiptare reagon për vrasjen e policit në veri të Mitrovicës

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur