LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo i gatshëm të marrë një ulje të konsiderueshme page për t’u larguar nga Man Utd

Cristiano Ronaldo i gatshëm të marrë një ulje të konsiderueshme page për t’u larguar nga Man Utd

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes thuhet se po reklamon klientin e tij në klube të tjera me një normë jashtëzakonisht të reduktuar nga paga e tij aktuale.

Kanë kaluar gati tre javë që kur Ronaldo ia bëri të qartë Manchester Unitedit se donte të largohej nga klubi, në prag të kthimit të tyre në stërvitjet para-sezonale.

Megjithatë, nuk ka qenë e lehtë për 37-vjeçarin të gjejë një klub të ri, kështu që tani duket se ai do të jetë ende në Old Trafford në fillim të sezonit të Ligës Premier.

Atletico Madridi dhe Bayern Munichu janë në garë për transferimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Atletico Madridi dhe Bayern Munichu janë në garë për transferimin e Ronaldos

Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Chelsea tashmë thuhet se kanë refuzuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, me Atletico Madridin skuadrën e fundit që është lidhur me të.

Ekipi i Diego Simeone do të kishte vështirësi për të përballuar pagën e tij, por sipas reporterit të CBS, Ben Jacobs, ata nuk do të duhet të paguajnë pagën e tij aktuale.

Sipas Jacobs, Mendes po sigurohet që klubet të jenë të vetëdijshme që paga e tij nuk duhet t’i largojë klubet pasi CR7 është i gatshëm të marrë një ulje page prej 30 për qind, megjithëse kjo do të nënkuptonte ende të paktën 300 mijë funte apo 350 mijë euro në javë.

Dëshira e Ronaldos për t’u larguar vjen nga etja e tij e madhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve, të cilën ai nuk mund ta arrijë te Unitedi në sezonin e ri.

Cristiano Ronaldo humbi tre bonuse të mëdha në sezonin e fundit me Man Utd
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo humbi tre bonuse të mëdha në sezonin e fundit me Man Utd

Nuk është se ai nuk e ka ditur këtë që nga muaji maj, por ai gjithashtu dëshiron të sfidojë për tituj të tjerë të mëdhenj, gjë që ai qartazi mendon se afati kalimtar i transferimeve të ekipit të tij nuk i ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë.

Ish-ylli i Real Madridit nuk dëshiron të jetë lojtari tek i cili çdo klub mbështetet për të gjithë prodhimin e tij, në mënyrë që të ruajë veten në fund të karrierës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit

Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit

Liga e Kampionëve
“Nata më e mirë e jetës sime”, Bellingham me një intervistë tepër emocionuese pasi fitoi Ligën e Kampionëve

“Nata më e mirë e jetës sime”, Bellingham me një intervistë tepër emocionuese pasi fitoi Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë

Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë

Liga e Kampionëve
Vincent Kompany 'godet' Manchester Unitedin, kërkon yllin kryesor të tyre

Vincent Kompany 'godet' Manchester Unitedin, kërkon yllin kryesor të tyre

Bundesliga
Kalo në kategori