LAJMI I FUNDIT:

Coutinho mund të rikthehet në Brazil

Coutinho mund të rikthehet në Brazil

Philippe Coutinho mund të cilësohet si njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian nuk po arrin të gjej hapësira te Barcelona dhe përshtatja me stilin e katalunasve nuk ka ardhur.


E ardhmja e tij është larg Camp Nou, por mund të jetë edhe larg kontinentit të vjetër Evropës.

Sipas mediumit brazilian UOL dy skuadra elitare braziliane janë në ndjekje të fantazistit të Barcelonës.

Fjala është për kampionin në fuqi të Brazilit, Atletico Mineiro dhe Palermias që kanë shprehur interesim për huazimin e Coutinhos për gjashtë muaj.

Megjithatë Barcelona është duke kërkuar blerës që të heq qafe njëherë e përgjithmonë Coutinhon, por nëse nuk vije asnjë ofertë, atëherë mund të lejoj largimin e tij edhe në huazim. /Telegrafi/