LAJMI I FUNDIT:

Courtois: Nuk mund të them që jam më i miri në botë, me Zidanen marrëdhënie më të mirë tani

Courtois: Nuk mund të them që jam më i miri në botë, me Zidanen marrëdhënie më të mirë tani

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, nuk e konsideron veten si më të mirin në botë.

Në një intervistë për “Marca”, portieri i Belgjikës tregohet modest dhe vlerëson kolegët e tij.


Gjithashtu, ai ndalet dhe tek marrëdhënia e tij me Zinedine Zidanen dhe e pranon se tani shkojnë më mirë se sa në periudhën kur u transferua tek galaktikët.

“Unë portieri më i mirë në botë? Nuk më pëlqen ta them atë. Unë mendoj se jam ndër më të mirët, së bashku me Neuer, Oblak, Ter Stegen dhe Alisson. Ne portierët kemi faza të ndryshme”.

“Në momente të ndryshme dikush është i pamposhtur dhe në momente të tjera është dikush tjetër më mirë. Të gjithë ne kemi cilësi të ndryshme”, deklaron belgu.

Tutje ai foli për trajnerin e tij te Real Madridi, Zinedine Zidanen

“Trajnerit i pëlqen shumë rokada në formacion dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mia me të. Mund të kemi qenë pak të largët në fillim”.

“Ai e kuptoi dhe vetë këtë gjë dhe në verën e vitit 2019 ne patëm një bisedë të mirë”.

“Që nga ajo kohë marrëdhënia jonë është shumë herë më mirë. Zinedine është një person i qetë, motivues dhe i drejtpërdrejtë”, ka thënë Courtois. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori