LAJMI I FUNDIT:

Courtois mbështet Haalandin në garën për të fituar çmimin si më i miri nga FIFA

Courtois mbështet Haalandin në garën për të fituar çmimin si më i miri nga FIFA

Erling Haaland “e meriton” çmimin si më i miri nga FIFA, ka thënë Thibaut Courtois duke shpjeguar po ashtu pse norvegjezi ka një avantazh ndaj Lionel Messit dhe Kylian Mbappes në këtë garë.

Ylli i Inter Miamit, Messi, i cili ka fituar Topin e Artë të tetin në karrierë në vitin 2023, është në garë për të fituar një tjetër çmim prestigjioz në 2024.


Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, do të ndajë disa çmime në një ceremoni që do të organizohet në Londër më datë 15 janar.

Messi është në garë për të fituar këtë çmim së bashku me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Courtois, i cili është njëri ndër favoritët për të marrë çmimin si portieri më i mirë ka bërë zgjedhjen e tij mes këtyre tre lojtarëve në një intervistë për uebsajtin zyrtar të FIFA-s.

“Është gjithmonë kënaqësi kur luan ndaj tyre. Në Ligën e Kampionëve, për shembull, unë arrita që ta ndal Haaland për të shënuar, por bashkëlojtarët e tij shënuan të gjitha golat”.

Mbappe dhe Messi janë gjithashtu lojtar fantastikë, por mendoj se Haaland e meriton këtë çmim më së shumti për shkak se e ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, FA Cup dhe ka shënuar një mori golash”.

“Kështu që, ai e meriton për mua, ani pse dy të tjerët kanë shënuar gjithashtu shumë gola. Mbetet të shihet”, ka thënë portieri belg.

“Nuk do të luaj derisa Tedesco të jetë trajner, më kërcënoi”, Courtois flet për vendimin e tij
Lexo po ashtu “Nuk do të luaj derisa Tedesco të jetë trajner, më kërcënoi”, Courtois flet për vendimin e tij

Courtois u pyet edhe për kundërshtarët e tij më të vështirë në karrierë dhe emrat që zgjodhi nuk janë aspak një befasi.

“Unë e kam pasur fatin të luaj ndaj shumë lojtarëve të mëdhenj dhe nuk mund të them vetëm njërin prej tyre. Të luash ndaj Ronaldos, Messit, Haaland, Mbappe… ka shumë emra të mëdhenj që mund të përzgjedhni, por nuk mund ta them një”, përfundoi Courtois./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori