LAJMI I FUNDIT:

Correa barazon rezultatin me një super gol, Atletico drejt titullit

Correa barazon rezultatin me një super gol, Atletico drejt titullit

Atletico Madridi ka arritur të shënojë që në fillimin e pjesës së dytë, duke barazuar rezultat në 1-1 nda Real Valladolid.

Në La Liga po zhvillohet xhiro e fundit, ajo e 38-të, ku në luftë për titullin e kampionit janë Aletico Madridi dhe Real Madridi.


Los Colchoneros para ndeshjes ishin lider me 83 pikë, ndërsa pas tyre janë Los Blancos me 81 pikë.

Real Valladolid ka shkuar në pushim me rezultat 1-0 ndaj Atleticos me golin e Oscar Plano në minutën e 19-të të takimit.

Por me të filluar pjesa e dytë, Atletico shtoi sulmet drejt portës kundërshtare.

Ishte Angel Correa që shënoi gol të bukur, duke dribluar disa kundërshtarë, pastaj me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Duke parë që Real Madridi po pëson humbje, atëherë Atletico me një dore ka prekur trofeun. /Telegrafi/