LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi dobëson ekonominë kineze, prodhimi bie nën nivelin e vitit 2004

Coronavirusi dobëson ekonominë kineze, prodhimi bie nën nivelin e vitit 2004

Fabrikat e prodhimit në Kinë janë tashmë në kolaps dhe shkaku është padyshim shpërthimi masiv i Coronavirusit.

Sipas një studimi nga grupi i mediave Caixin, aktiviteti prodhues në vend ra në nivelet më të ulëta muajin e kaluar, përcjell Telegrafi.


Kështu indeksi i prodhimit në Kinë ra në 40.3 pikë për muajin shkurt nga 51.1 pikë që rezultonte një muaj më parë dhe ky është rezultati më i ulët që nga viti 2004 kur kanë filluar të mblidhen të dhënat e studimit.

Sondazhi Caixin erdhi disa ditë pasi qeveria kineze raportoi se prodhimi i saj zyrtar në shkurt ra në nivelin më të ulët të 35.7 pikëve nga 50 pikë në muajin janar. Një rezultat mbi nivelin e 50 pikëve tregon rritje krahasuar me muajin paraardhës, ndërsa çdo vlerë më e ulët tregon një tkurrje të thellë ekonomike.

Mbyllje e fabrikave, e imponuar nga qeveria si një masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme peshon shumë mbi performancën e sektorit të prodhimit. Kufizimet e udhëtimit dëmtojnë gjithashtu tregun, në një kohë që prodhimi, porositë e reja dhe nivelet e personelit të gjithë vendin kanë rënë me ritmet më të shpejta.

Të dhënat e muajit shkurt tregojnë se tronditja fillestare ekonomike e shkaktuar nga shpërthimi ishte edhe më e rëndë sesa gjatë krizës së shkuar financiare dhe sektori i shërbimeve është goditur veçanërisht më rëndë. /Telegrafi/