0Shares

Daniel Cormier ka befasuar teksa ka nokautuar Stipe Miocic në rundin e parë për t’u shpallur kampion i padiskutueshëm i UFC-së në pesha të rënda.

Edhe pse Cormier nuk ishte favorit, ai i dha fund shpejt përballjes në kuadër të UFC 266 në Las Vegas.

Tani i bie që 39-vjeçari është kampion botëror në pesha të rënda dhe ato të lehta në UFC. Një gjë të tillë në histori të këtij sporti më parë e kishte arritur vetëm Conor McGregor.

Stipe Miocic duke i dhënë një goditje Daniel Cormierit gjatë përballjes së tyre në T-Mobile Arena në Las Vegas, Nevada (Foto: Getty Images)

“Jam 39 vjeçar dhe kam qenë i dyti shumë herë”, ka thënë amerikani pas fitores.

“Por, sot kam realizuar gjithçka që kam dashur ndonjëherë”, u shpreh ai për fund.

Momenti kur gjyqtari Marc Goddard iu afrua Stipe Miocic për të shikuar gjendjen e tij (Foto: Getty Images)

Cormier është tregues se në sport nëse punon shumë ke mundësi të dytë. Ai në korrik të vitit 2017 ishte mundur nga kampioni legjendar Jon Jones, ndërsa sot është kampion i dy divizione.

Drogë, karrierë ilegale, gjoba milionëshe: Historia e ‘Bones’, luftëtarit më të përfolur në UFC (Foto/Video) Drogë, karrierë ilegale, gjoba milionëshe: Historia e ‘Bones’, luftëtarit më të përfolur në UFC (Foto/Video)

Miocic është një nga emrat më të mëdhenj në histori të sportit të MMA-së.

Momenti kur presidenti i UFC-së Dana White ia vendosi rripin e kampionit Daniel Cormierit (Foto: Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e Cormier mund të jetë ndaj Brock Lesnar. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)