LAJMI I FUNDIT:

Conte pas humbjes nga Sampdoria: Fati na harroi sot, merituam më shumë

Conte pas humbjes nga Sampdoria: Fati na harroi sot, merituam më shumë

Antonio Conte ndjen se ‘fati e harroi’ Interin në humbjen e tyre 2-1 ndaj Sampdorias, pasi sipas tij ekipi i tij meritoi më shumë dhe ishte një ndeshje e çuditshme.

Alexis Sanchez humbi një penallti të hershme, ndërsa Antonio Candreva shënoi nga pika e bardhë para se Keita Balde të dyfishojë epërsinë dhe Stefan de Vrij të shënojë golin e vetëm për Interin.


Kjo humbje i jep fund serisë së Interit me tetë fitore radhazi në Serie A dhe sipas trajnerit Conte, ekipin e tij e kishte harruar fati.

Interi ndalet pas tetë fitoreve radhazi, mposhtet nga Sampdoria
Lexo po ashtu Interi ndalet pas tetë fitoreve radhazi, mposhtet nga Sampdoria

“Ishte një lojë mjaft e çuditshme. Ne e gjetëm veten duke shkuar nga një penallti e humbur në pësimin e dy golave”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Qartë, kjo shkaktoi vështirësi, por ekipi kishte luajtur mirë dhe kishte krijuar mundësi të shumta shënimi. Ishte një ndeshje e çuditshme”.

“Ndonjëherë ju meritoni të humbni, në situata të tjera si sot, thjesht nuk ju shkon rruga. Ne mund të kishim shënuar edhe pas kthimit të topit nga penalltia, por kjo goditi shtyllën”.

“Ishte e vështirë të kthehesha nga disavantazhi 2-0, edhe pse u përpoqëm deri në fund”.

Sampdoria 2-1 Inter, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Sampdoria 2-1 Inter, notat e lojtarëve

“Ëstë zhgënjyese, sepse mendoj se kemi merituar më shumë nga kjo ndeshje. Ne duhet të analizojmë se çfarë shkoi mirë, çfarë shkoi keq, por ishte një lojë e çuditshme”.

“Lojtarët dhanë gjithçka, por fati na harroi plotësisht sot”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori