Antonio Conte nuk ka mbetur aspak i kënaqur me transferimin gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa nga emrat që Conte kishte në listë për t’i transferuar nuk arritën në Giuzeppe Meazza dhe kjo e ka acaruar teknikun italian.

Gjithsesi mediat italiane kanë raportuar se synimi i Contes është që në afatin kalimtar të janarit t’i transferojë lojtarët që ka në listë.

Calciomercato ka raportuar se tre futbollistët e Chelseat, Olivier Giroud, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso janë duke u kërkuar nga Conte.

Tekniku italian nuk është aspak i me krahun e majtë të mbrojtjes dhe dëshiron ta përforcojë atë me Palmierin dhe Marcos Alonson.

Inter mbetet në garë edhe për sulmuesin veteran francez Olivier Giroud, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2021.

Për transferimin e tre futbollistëve nga Chelsea, Interi po mendon t’i ofrojë rreth 45 milionë euro gjigantit anglez. /Telegrafi/