LAJMI I FUNDIT:

Conte kërkon transferimin e Zaniolos te Tottenham

Conte kërkon transferimin e Zaniolos te Tottenham

Nicolo Zaniolo vazhdon që ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi italian mund të largohet nga Roma këtë verë, pasi nuk është se preferohet shumë nga trajneri Jose Mourinho.


Roma e ka nxjerr në shitje yllin e skuadrës dhe synon të fitojë nga shitja e tij mbi 50 milionë euro.

Juventusi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin, por ende nuk ka pasur një ofertë të mirë për ta bindur Romën.

Gjithashtu fituesit e Ligës së Konferencës kanë refuzuar dy oferta nga Milani për Zaniolon, me kampionët e Italisë që ofruan futbollistë dhe 25 milionë euro.

Së fundmi në garë është futur edhe Tottenham Hotspur, me Antonio Conten që e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin italian.

Roma refuzon ofertën nga Tottenhami, para plus një lojtar për Zaniolon
Lexo po ashtu Roma refuzon ofertën nga Tottenhami, para plus një lojtar për Zaniolon

Drejtori i përgjithshëm i Spurs, Fabio Paratici gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një takim me Tiago Pinton për t’i dorëzuar ofertën zyrtare.

Në fakt Spurs kanë bërë ditë më parë një ofertë të parë për Zaniolon, por që është refuzuar nga Roma e cila synon të fitoj më shumë se 50 milionë euro nga shitja e yllit italian. /Telegrafi/