LAJMI I FUNDIT:

Conte ka në dispozicion 280 milionë euro për katër lojtarë

Conte ka në dispozicion 280 milionë euro për katër lojtarë

Pasi e ka rinovuar kontratën duke vendosur të vijojë me projektin e Chelseat, Antonio Conte po projekton afrimet e reja në afatin kalimtar.

Paratë (80 milionë eurot) e shpenzuara për Alvaro Moratan janë vetëm fillimi për Blutë e Londrës. Trajneri italian ka qëndruar me synimin për të mbrojtur titullin kampion, teksa kushti i parë ishte përforcimi i skuadrës, duke qenë se këtë sezon Chelsea rikthehet të luajë në Evropë pas një viti mungese.


Sipas shtypit anglez, në dispozicion të Contes janë plot 280 milionë euro për të përforcuar ekipin, ndërsa vet trajneri ka piketuar emrat që dëshiron të afrojë, transmeton SS.

Zyrtare: Morata do mbajë numrin 9 te Chelsea
Lexo po ashtu Zyrtare: Morata do mbajë numrin 9 te Chelsea

Nuk është më një mister që mbrojtësi brazilian i Juventusit, Alex Sandro, është një preferencë e Contes teksa mbyllja e marrëveshjes me klubin torinez nuk duket i pamundur.

Një tjetër emër që përflitet prej javësh është ai i Fernando Llorentes, sulmuesi i Sëanseat, një njohje e vjetër e trajnerit italian.

Për të përforcuar mbrojtjen Conte kërkon me ngulm Virgil van Dijk të Southamptonit, madje holandezi nuk stërvitet me ekipin prej disa ditësh, pasi ka kërkuar të largohet.

Emri i fundit në listën e 48-vjeçarit është bashkëkombësi i tij, mesfushori i Interit, Antonio Candreva.

Për këta katër futbollistë Conte ka një buxhet prej 280 milionë eurosh dhe tashmë ka nisur përpjekjet për transferimin e tyre, në mënyrë që kampioni ta nisë sezonin të kompletuar me objektivin për të mbrojtur titullin e Ligës Premier, por edhe për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori