LAJMI I FUNDIT:

Conte: Interi duhet të vazhdojë të mahnitë, të lumtur që shkojmë në pushime si liderë

Conte: Interi duhet të vazhdojë të mahnitë, të lumtur që shkojmë në pushime si liderë

Antonio Conte beson se situata e urgjencës nxori më të mirën te Interi pas fitores së tyre 4-0 ndaj Genoas, ndërsa shtori se ekipi tani duhet të vazhdojmë të mahnit.

Romelu Lukaku shënoi dy herë, asistoi një tjetër për Roberto Gagliardini dhe ia dorëzoi penalltinë 17-vjeçarit Sebastiano Esposito, pasi ata dominuan pavarësisht mungesave të Lautaro Martinez, Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.

Pas fitores, Conte është parë i lumtur dhe ka përgëzuar lojtarët e tij për lojën e tyre dhe shpirtin e garës.

“Ne nuk kishim nevojë të prisnim deri sot për të parë që ekipi ishte përmirësuar në çdo fushë. Siç thashë dje, vështirësitë siguruan që të gjithë të ndjehen të përfshirë dhe të gjithë u ngritën për të marrë përgjegjësinë”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

Interi triumfon thellë ndaj Genoas dhe kthehet në krye të Serie A
Lexo po ashtu Interi triumfon thellë ndaj Genoas dhe kthehet në krye të Serie A

“Ne kurrë nuk duhet të ndalemi së dyshuari në punën tonë. Nëse kemi 42 pikë në Krishtlindje, kjo është falë punës që po bëjmë dhe profesionalizmit të këtyre djemve që po japin gjithçka për Interin”.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë, megjithë shumë lojtarët që munguan. Disa si Gagliardini ishin të gatshëm të luanin pavarësisht se nuk ishim në 100 për qind, sepse ishim në një situatë emergjente. E bën një trajner të lumtur kur sheh lojtarë si ai, Vecino dhe Valero që shtyjnë dhimbjet për ta vendosur skuadrën para”.

Conte ka lavdëruar ekipin e tij (Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

“Nëse do të flas për afatin e transferimeve të janarit, do të tregonte mungesë respekti për këta dashamirë që po japin gjithçka. Ne kishim disa probleme, por ndonjëherë kur ju duhet të bëni, kjo sjell më të mirën tek njerëzit”.

“Tani duhet të vazhdojmë të mahnitim, të vazhdojmë të japim gjithçka nga vetja, ky është objektivi këtë sezon. Nuk ishte e lehtë sot, megjithëse e bëmë të dukej e lehtë”.

Inter 4-0 Genoa, notat e lojtarëve – Shkëlqen Lukaku
Lexo po ashtu Inter 4-0 Genoa, notat e lojtarëve – Shkëlqen Lukaku

“Është një rrugë e vështirë, duhet të mbajmë këmbët në tokë, por gjithashtu mund të shijojmë këtë Krishtlindje me 42 pikë. Tani djelmoshat mund të pushojnë për tetë ditë, por edhe të kalojnë disa prej tyre duke menduar për mua…”.

“E pashë atë [Espositon] në stërvitjet para-sezonale dhe ai thjesht dukej si një fëmijë i vogël, madje fytyra e tij duket shumë e re. Ai është rritur shumë gjatë dy muajve të fundit, ai ka një të ardhme të shkëlqyer përpara tij, ka një familje të fortë pas tij dhe edhe unë do të ndihmoj ta mbaj atë në rrugën e duhur”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori