LAJMI I FUNDIT:

Conte është takuar me drejtorin e Interit

Conte është takuar me drejtorin e Interit

Drejtori i ri i Interit, Walter Sabatini, ka pasur një drekë pune me trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, në Londër në muajin e kaluar – raportojnë tash mediat italiane.

Ish-drejtori i Romës është caktuar si koordinator teknik i Suning Group që e pronëson Interin. Në këtë mënyrë, detyra e tij e parë është që të gjejë një trajner të ri, pasi Stefano Pioli u shkarkua të martën mbrëma.


Zyrtare: Interi largon Piolin
Lexo po ashtu Zyrtare: Interi largon Piolin

Conte është zgjedhja e parë e Nerazzurrëve dhe ata janë të gatshëm ta paguajnë 15 milionë euro në sezon për ta angazhuar në drejtimin e skuadrës.

Sipas MercatoRetweettato, takimi mes Sabatinit dhe Contes është zhvilluar në një restorant italian në Londër më 26 prill.

Strategu italian njihet si trajner që i pëlqen sfidat për t’i marrë skuadrat nga kriza dhe t’i shndërrojë në kampionë. Kështu bëri me Juventusin dhe të njëjtën gjë është duke e bërë me Chelsean.

Për këtë arsye, shefat e Interit janë të interesuar që ta angazhojnë 47-vjeçarin në krye të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori