LAJMI I FUNDIT:

“Conte dëshiron Realin, pret thirrjen e Perezit”

“Conte dëshiron Realin, pret thirrjen e Perezit”

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i etur për tu ftuar nga Real Madridi për punën e trajnerit.

Presioni aktualisht është në rritje për francezin Zinedine Zidane, skuadra e së cilit u mposht me rezultat të thellë 3-0 nga Barcelona të shtunën në Santiago Bernabeu.


Rezultati do të thotë që kampionët e Evropës janë 14 pikë prapa rivalëve të tyre të ashpër në renditjen spanjolle në La Liga.

Perez e mendon Conten si zëvendësues të Zidanet
Lexo po ashtu Perez e mendon Conten si zëvendësues të Zidanet

Analisti britanik i futbollit Ian McGarry thotë se puna te Real Madridi është tërheqëse për Conten dhe se italiani dëshiron punën në Santiago.

“Unë mendoj se ai dëshiron punën e Real Madridit”, ka thënë fillimisht McGarry.

Conte po vuan në këtë sezon me skuadrën e Chelseat dhe ka raporte të tensionuara me drejtuesit e klubit (Getty Images)

“Për Florentino Perez [presidenti i Real Madridit], gjëja e fundit që ai dëshiron të bëjë është të heqë një ikonë të famshme të klubit të tij dhe mendoj se një shkarkim nuk do të ndodhë”.

“Por, mund të jetë thjesht një fjalë në veshin e tij “është koha për të shkuar Zinedine” , sepse lojtarët nuk po ju përgjigjen, ose trajnimi nuk është mjaft i mirë apo çfarëdo arsye për këtë skuadër të gabuar”.

Van Gaal dëshiron vendin e Contes te Chelsea
Lexo po ashtu Van Gaal dëshiron vendin e Contes te Chelsea

“Conte është i etur për të marrë atë punë. Mendoj se ai është admiruar nga Florentino Perez për atë që bëri në një sezon në Chelsea, i cili ishte shumë mbresëlënës edhe pse pa Ligën e Kampionëve”.

“Sido që të jetë, unë nuk mendoj se Antonio Conte do të jetë në Chelsea sezonin e ardhshëm”, përfundoi analisti i futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori