LAJMI I FUNDIT:

Coman përfundon në listën e transferimeve të Real Madridit

Coman përfundon në listën e transferimeve të Real Madridit

Real Madridi është duke tentuar që të transferojë Kingsley Comanin nga Bayern Munichu.

Anësori francez po vuan nga disa lëndime te Bavarezët, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetë në agjendën e top skuadrave.


Sipas asaj që raporton Defensa Central, Los Blancos po tentojnë të transferojnë atë në verën e vitit të ardhshëm.

Kontrata e Coman te Bayern Munichu përfundon në vitin 2023, derisa nuk ka interesim nga lojtari që ta rinovojë atë.

Andaj, Real Madridi është në pozitë ideale për transferimin e tij në përfundim të këtij edicioni.

Në garë për francezin është edhe Chelsea, që po tenton transferimin e tij, gjersa ka ofruar në shkëmbim Callum Hudson-Odoin. /Telegrafi/