LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i famës, Scherzinger pranon se ndihet e vetmuar

Çmimi i famës, Scherzinger pranon se ndihet e vetmuar

Këngëtarja Nicole Scherzinger ka thënë se ndihet e vetmuar si pasojë e karrierës së saj të suksesshme.

Pjesëtarja e jurisë në X Factor ka pranuar se të qenit e famshme ka bërë që ajo të mos përjetojë shumëçka në jetë dhe se vazhdon ta ketë të vështirë që ta arrijë baraspeshën e nevojshme në jetë.


(Foto: REX)

“Kushdo që është i suksesshëm në atë që bën duhet të bëjë sakrifica. Është mashtrimi dhe nevoja për gjetjen e baraspeshës”.

Nicole Scherzinger: Nuk më pëlqejnë dietat dhe femrat e dobëta
Lexo po ashtu Nicole Scherzinger: Nuk më pëlqejnë dietat dhe femrat e dobëta

“Padyshim se më ka munguar shumëçka në jetë. Është e vështirë, nuk do të gënjej”.

(Foto: PA)

“Mund të ndjesh vetmi. Unë jam gjithmonë në rrugë, jam gjithmonë vet. Mendoj se kushdo në këtë industri ndihet i vetmuar”, ka thënë Nicole për The Star on Sunday.

Këngëtarja ka pranuar se edhe jeta e saj private ka hasur në vështirësi të mëdha si pasojë e punës që bën dhe famës.

(Foto: Splash News)

“Lidhjet vuajnë. Më shikoni mua. Nuk jam e martuar dhe nuk kam ende fëmijë”, ka deklaruar ajo.

Scherzinger është aktualisht në lidhje me tenistin 26 vjeçar Grigor Dimitrov, me të cilin është njohur në vitin 2015.

Lidhja më afatgjate e saj ka qenë me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin u nda para dy vitesh pas një lidhjeje shtatëvjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori