Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, ka dhënë një intervistë pa filtra te Grida Duma Podcast.

Reperi i njohur shqiptar ka hapur 'dosjen' e kërcënimeve që i kanosen dhe jetës së tij në izolim.


Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Foto: YouTube

Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.

“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës, ai hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një 'duel' ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.

“Jemi të dy në një duel, ngecëm. Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, theksoi tutje.

- YouTube www.youtube.com

I njëjti shtoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.

“Nuk e kam problem edhe nëse vdes. Muzika ime do të mbahet mend gjatë”. /Telegrafi/