Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, një grua dhe katër burra me dyshimin për rrëmbim, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Rasti ka ndodhur më 10 maj.


“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Me 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar; një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën m/k, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke maltretuar fizikisht si dhe i kanë marrë një veturë”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë.

Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/