Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër shtetas të huaj në Prishtinë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


“Prishtinë 18.05.2026. Me datë 19.05.2026 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas te huaj si dhe është kryer kontroll në banesën e tyre ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë me 23 fishekë, tetë telefona, dy pasaporta të shteteve te huaja si dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë 2.1 gram”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/