Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Plemetin të Obiliqit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një foshnje është dërguar pa shenje jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Preluzhë të Vushtrrisë.


Rasti ka ndodhur në ora 08:25.

“Plemetin, Obiliq 19.05.2026, 08:25. Është raportuar se në QMF, Prelluzhë është sjellë pa shenja jete viktima f/k, foshnje, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/