Los Angeles Lakers kanë pësuar një tjetër humbje në derbin lokal nga LA Clippers.

Në fakt është humbja e gjashtë radhazi për Lakers në derbi, teksa Clippers mbrëmë kanë triumfuar me tri pikë epërsi 105:102.

Terance Mann ka qenë më meritori për fitoren e Clippers në derbi, pasi kontribuoi me 19 pikë, 10 kërcime, katër asistime e tre topa të vjedhur.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese kontriboi edhe Kennard me 18 pikë, derisa Reggie Jackson shtoi 17 të tjera.

Te skuadra vendase më efikasi ishte si gjithmonë LeBron James me 21 pikë, 11 kërcime e tre asistime, por pa qenë të mjaftueshme për fitore.

Në anën tjetër është zhvilluar një super sfidë mes Minnesota Timberwolves dhe Philadelphia 76ers, ku mysafirët kanë triumfuar me 31 pikë epërsi.

Ka qenë një sfidë ku James Harden ka debutuar me 76ers dhe ka bërë paraqitje fantastike.

Joel Embiid ishte më efikasi me 34 pikë, 10 kërcime e tre asistime, derisa Harden shtoi 27 pikë, tetë kërcime e 12 asistime. /Telegrafi/