LAJMI I FUNDIT:

“Çka nëse Angela Merkel do ta puthte Phillipp Lahmin?” – politikania gjermane krahason skandalin e Rubiales

“Çka nëse Angela Merkel do ta puthte Phillipp Lahmin?” – politikania gjermane krahason skandalin e Rubiales

Ministrja e Jashtme gjermane – Annalena Baerbock ka kritikuar presidentin e federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales për puthjen e tij në finalen e Kupës së Botës.

Ajo ka thënë se ai veprim është i papranueshëm, ndërsa ka marrë si shembull se çfarë do të ndodhte nëse ish-kancelarja Angela Merkel do ta kishte puthur Philipp Lahmin në vitin 2014 kur e fituan Botërorin.


“Ju duhet vetëm të imagjinoni nëse Angela Merkel do të kishte puthur kështu Philipp Lahm në vitin 2014”, ka thënë fillimisht Baerbock.

Dalin pamje të reja nga skandali që ka shkaktuar Rubiales - kjo shihet si fundosja e tij
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja nga skandali që ka shkaktuar Rubiales - kjo shihet si fundosja e tij

“I gjithë ferri do të kishte rënë ose kjo është thjesht e paimagjinueshme dhe i thotë të gjitha”.

Fakti që komiteti disiplinor i FIFA-s e kishte suspenduar të shtunën Rubialesin për një periudhë fillestare prej 90 ditësh ishte “më se e drejtë”, ka shtuar më rej politikania e partisë së Gjelbër.

Në vitin 2014, ekipi gjerman i meshkujve fitoi titullin e Kupës së Botës në Brazil dhe u festua edhe nga kancelaria gjermane e atëhershme Angela Merkel.

Presidenti i Federatës Rubiales kishte refuzuar të hiqte dorë nga posti i tij të premten pasi ishte kritikuar masivisht për një puthje që ia kishte detyruar lojtares Jennifer Hermoso në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të dielën. Në një mbledhje të posaçme të shoqatës, ai këmbënguli për të mbetur në detyrë. “Nuk do të jap dorëheqje”, kishte thënë ai disa herë. Hermoso kishte rënë dakord për puthjen, pohoi ai.

Jenni Hermoso denoncon Luis Rubiales ndërsa 81 futbolliste nënshkruajnë dorëheqjen nga Spanja
Lexo po ashtu Jenni Hermoso denoncon Luis Rubiales ndërsa 81 futbolliste nënshkruajnë dorëheqjen nga Spanja

Lojtarja në fjalë vazhdimisht nuk është pajtuar: “Dëshiroj ta bëj të qartë se siç shihet në videot, në asnjë moment nuk kam dhënë pëlqimin për puthjen që më ka dhënë, nuk toleroj që fjala ime të vihet në pikëpyetje, aq më pak shpiken fjalë që nuk i kam thënë”.

Pas pezullimit nga FIFA, edhe juridiksioni sportiv spanjoll po shqyrton rastin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori