LAJMI I FUNDIT:

Çka më tej rreth Didier Drogbas?

Çka më tej rreth Didier Drogbas?

Pasojat e largimit të Jose Mourinhos nga Chelsea nuk kanë marrë fund, ato do të reflektohen madje deri në fund të sezonit, kur ndoshta do të jenë edhe më të theksuara. Së fundi, tronditëse për ekipin blu ishin edhe komentet e Didier Drogbas në mediat franceze të lidhura me të ardhmen e tij.

Kur e gjithë ngjarja filloi, u bë e qartë se një pjesë e madhe e dhomës së zhveshjes së Chelseat ishin të shqetësuar për largimin e trajnerit, dhe jo vetëm Didier Drogba e Michael Essien, dy protagonistët e Mourinhos. Vëmendja u kthye kah një varg largimesh të mundshme nga Stamford Bridge me Frank Lampardin në krye.

Sidoqoftë, pas një periudhe të vogël qetësie, komentet e fundit të Didier Drogbas sërish kanë bërë që dridhmat të rishfaqen nën themelin e Mbretërisë së Abramovichit. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë deklaroi haptas dëshirën e tij për tu larguar nga klubi, dhe, mbase si një tregues se sa është e shprishur atmosfera në ekipin Blu, ai nuk kurseu asnjë fjalë.


Intervista për France Football zbuloi që sulmuesi ndjen se zjarri brenda tij është zhdukur, ai kurrë nuk është ndjerë i qetë në klub dhe madje mendonte të mos kyçej për ndeshjen kundër Valencias, që të mos rrezikonte shanset e tij që të nënshkruajë me ndonjë klub që luan në Ligën e Kampionëve në janar.

Ai zbuloi se do të kërkojë transferim në fund të sezonit, me klubet nga Italia dhe Spanja më të pëlqyera nga ai.

“Të fitoj Ligën e Kampionëve është ëndërr dhe mendoja se qëndrimi tek Chelsea, për atë të cilin e dija se do të ishte sezoni i fundit i Mourinhos, ishte shansi më i mirë ta arrija këtë”, kishte thënë Drogba në intervistën e fundit.

“Kur menaxheri u largua ai më tha se do të dëshironte të punojë me mua sërish, por në marrëveshje të tilla asgjë nuk është e thjeshtë. Ai e din se unë ëndërroj për ligën spanjolle dhe italiane. Dua të fitoj ose në La Liga ose Serie A dhe atje janë, mbase, vetëm pesë klube në botë që më bëjnë të ëndërroj”.

“Ato janë këto Barcelona, Real Madrid, Inter, Milan dhe Marseille. Janë edhe 50 klube të tjera të cilët mund të inspirojnë pasionin dhe urinë time për të fituar, por këto pesë e bëjnë e këtë”.

Më pas Drogba doli edhe me një deklaratë në ueb faqen zyrtare të klubit ku tha se do të mbetet dhe do t’i përkushtohet klubit dhe se, deri në fund të sezonit, nuk do të bëjë më shumë deklarata publike mbi të ardhmen e tij. Ai madje shënoi edhe njërin gol në fitoren e fundit prej 2-0 të Chelseat në udhëtim tek Middlesbrough, gjatë vikendit.

Megjithatë, pas gjithë kësaj ekziston një mundësi e largimit të tij që në afatin kalimtar të janarit, dhe sidomos për shkakun se këto komente kanë goditur nervat e drejtuesve të Chelseat, me të gjithë që e dinë se ai dëshiron të largohet.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të insistojë të mbajë sulmuesin më të mirë, ose ai do të largohet në fund, ose madje në afatin e janarit. Por njëra nga këto dy të fundit sigurisht është e pashmangshme.

Pyetja është në cilin klub ai do të mund të shfaqë më së miri talentin e tij? Cili klub ka nevojë për të? Dhe cili klub mund të jetë në gjendje të krijojë shanset për të nënshkruar me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë? A do të ndikojnë komentet e tij në atmosferën e përgjithshme, tashmë të zbehur, të Chelseat? Kush do të mund të jetë lojtari tjetër (pas Drogbas) që do të shfaqë dëshirën për t’u larguar?

Mbetet të shohim!

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori