LAJMI I FUNDIT:

Civilët vriten dhe plagosen ndërsa qytetet kryesore janë bombarduar – pamje të reja nga konflikti në rritje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

Civilët vriten dhe plagosen ndërsa qytetet kryesore janë bombarduar – pamje të reja nga konflikti në rritje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

Qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, Ganja, është goditur nga bombardimet e rënda ndërsa forcat e vendit shkëmbyen raketa dhe artileri të rëndë me Armeninë mbi territorin e diskutueshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, luftimet për Nagorno-Karabakun janë intensifikuar midis forcave të të dy kombeve javën e fundit, me kryeqytetin e rajonit të shkëputur dhe Ganja të Azerbajxhanit të dy goditur së fundmi.


Po sipas DailyMail, Armenia tha se qyteti kryesor i Nagorno-Karabakut, Stepanakert, i cili ka qenë nën bombardime që nga e premtja, u godit përsëri të dielën me shpërthime të rregullta dhe re tymi të zi që ngriheshin në pjesë të qytetit.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha ndërkohë që forcat armene kishin granatuar Ganja-n, një qytet me më shumë se 330,000 banorë në Azerbajxhanin perëndimor, me pamjet që tregojnë ndërtesat e rrënuara.

Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për shënjestër të zonave civile, ndërsa konflikti u zgjerua një javë pasi luftimet e ashpra shpërthyen në mosmarrëveshjen dekada të vjetër mbi rajonin etnik-armen.

Si pasojë, më shumë se 220 njerëz mendohet të kenë vdekur në konflikt gjatë javës së kaluar.

Armenia dhe Azerbajxhani i kanë rezistuar thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim dhe përplasjet janë intensifikuar në ditët e fundit, me të dy palët duke pretenduar fitore në front dhe duke thënë se po shkaktojnë humbje të mëdha.

Në një fjalim të zjarrtë drejtuar kombit, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev vendosi kushte për një ndalim të luftimeve që do të ishte gati e pamundur që Armenia të pranonte.

Ai tha se forcat armene ‘duhet të largohen nga territoret tona, jo me fjalë por me vepra’ dhe të sigurojnë një afat kohor për një tërheqje të plotë.

Jerevani gjithashtu duhet të njohë integritetin territorial të Azerbajxhanit, t’i kërkojë falje popullit azerbajxhanas dhe të pranojë se rajoni nuk është pjesë e Armenisë, tha Aliyev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori