LAJMI I FUNDIT:

City rivalizon Unitedin për Fredin e Shakhtarit

City rivalizon Unitedin për Fredin e Shakhtarit
Fred gjatë takimit mes Shakhtar Donetskit dhe Napolit (Getty Images)

Manchester City është pranë një goditjeje të rëndësishme në tregun e transferimeve të janarit.

Drejtuesit e “Citizens” janë në bisedime të avancuara me Shakhtar Donetsk për mesfushorin e talentuar Fred, i cili pritet t’i kushtojë arkës së klubit plot 55 milionë euro.

Zyrtare: De Bruyne vazhdon kontratën me Manchester Cityn
Lexo po ashtu Zyrtare: De Bruyne vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Lojtari brazilian është pasuesi ideal i Fernandinhos te Manchester City dhe mund të bëjë si mesfushorin ofensivë edhe atë difensiv.

Pep Guardiola është bindur më tepër për mesfushorin edhe gjatë dy përballjeve mes ekipeve këtë sezon në Ligën e Kampionëve ndaj dhe insiston për ta mbyllur operacionin këtë sesion të tregut.

Çmimi i kartonit të lojtarit është rreth 50 milionë euro.

Vlen të theksohet se për lojtarin kishte shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi. /SS/

https://www.youtube.com/watch?v=FrPCFJPIOqs