City, gati super ofertën për Pogban

Mesfushori francez po kalon sezon mjaft të mirë me kampionët e Italisë, madje Pogba është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek Juve.
Sipas mediave angleze, krerët e Cityt janë duke e kërkuar pasardhësin e Yaya Toure, dhe duket se pikërisht ylli francez i prin listës së ‘qytetarëve’.
Thuhet se ish kampionët e Anglisë janë të gatshëm të investojnë para të majme për ta bërë të vetin ish futbollistin e Manchester Unitedit.
Mësohet se Juventus do të kërkojë çmim të lartë për Pogbab, të paktën 40 milionë euro. Ndërkohë, Pogba vëzhgohet edhe nga Arsenal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































