LAJMI I FUNDIT:

City fiton bindshëm ndaj Prestonit dhe vazhdon në raundin tjetër të Kupës EFL

City fiton bindshëm ndaj Prestonit dhe vazhdon në raundin tjetër të Kupës EFL
(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester City është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup) pas fitores prej 3-0 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Preston North End.

Skuadrës vizitore i mjaftuan 19 minuta për ta zhbllokuar rezultatin. Raheem Sterling pranoi një asistim nga Eric Garcia dhe u tregua i saktë.


Gabriel Jesus e dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në minutën e 35-të, ndërsa kësaj radhe Sterling ishte në rolin e asistuesit.

Raheem Sterling (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë (41′), ‘Citizens’ e ngritën epërsinë në 3-0, ndërsa kësaj radhe ishte autogol nga Ryan Ledson.

Në gjysmën e dytë nuk pati gola, ashtu që Manchester City u kualifikua në fazën tjetër falë rezultatit nga gjysma e parë.

Ekipi i Pep Guardiolas ishte favorit për të vazhduar në raundin e katërt të Carabao Cup dhe ka për objektiv që të vazhdojë deri në fund të kësaj gare. /Telegrafi/