LAJMI I FUNDIT:

City dhe Arsenali në luftë për mesfushorin e Sevillas

City dhe Arsenali në luftë për mesfushorin e Sevillas

Manchester City dhe Arsenali kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Sevillas, Grzegorz Krychowiak.

Sipas The Sun, 26-vjeçari shikohet nga Topçinjtë  si lojtari ideal për të zëvendësuar 32-vjeçarin, Mathieu Flamini.


Ndërsa Citizens kanë shfaqur interesim pasi trajneri Pep Guardiola e ka kërkuar atë për skemat e tij në mesfushën e Cityt.

Mesfushori polak gjatë janarit është kërkuar vazhdimisht edhe nga Liverpooli. /Telegrafi/