eksperti ad

Pjesa e parë në përballjen mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos u mbyll me epërsinë 1-0 të afrikanëve, të cilët shfrytëzuan në maksimum rastin e tyre më të mirë, ndërsa anglezët u ndalën nga portieri kundërshtar dhe nga sistemi VAR.

Kongo befasoi "Tre Luanët" që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga finalizoi në mënyrë të shkëlqyer një krosim nga krahu, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të portës për avantazhin 1-0.


Anglia reagoi dhe krijoi disa raste të mira, me Jude Bellingham protagonist. Mesfushori i Real Madridit rrezikoi fillimisht me një goditje me kokë në minutën e 30-të, por portieri kongolez bëri një pritje të shkëlqyer.

Më pas, Marcus Rashford provoi fatin në minutën e 35-të, por tentativa e tij u bllokua nga mbrojtja.

Nga ana tjetër, Kongo ishte shumë pranë golit të dytë në minutën e 42-të, kur Yoane Wissa goditi fuqishëm pas një pasimi të gjatë, por topi u përplas në shtyllën e djathtë.

Në fundin e pjesës së parë nuk munguan as polemikat. Në minutën e 44-të, Harry Kane kërkoi penallti pas një dueli në zonë.

Gjyqtari fillimisht lejoi lojën të vazhdonte, por më pas u thirr nga VAR-i për të rishikuar aksionin. Pas konsultimit me pamjet, arbitri vendosi se nuk kishte shkelje dhe anuloi pretendimet e anglezëve.

Në kohën shtesë, Bellingham ishte shumë pranë barazimit me një goditje me kokë, por portieri i Kongos realizoi një tjetër pritje spektakolare, duke bërë që skuadra e tij të shkojë në pushim me avantazhin minimal 1-0./Telegrafi/

telegrafi sport app